Policia ka zbuluar rreth 100 bimë të dyshuara të llojit Kanabas Sativa në një arë të mbjellë me patate në Rahovec.
Rasti është raportuar të martën, rreth orës 09:00, kur janë vërejtur disa bimë të dyshuara në parcelën bujqësore. Pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, të cilat gjatë kontrollit kanë identifikuar gjithsej 100 bimë të dyshuara narkotike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar marrjen e mostrave për ekzaminim laboratorik. Pas procedurave të nevojshme, bimët janë nxjerrë dhe shkatërruar nga autoritetet.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar.