Një person është ndaluar në Prishtinë nën dyshimin për veprën penale “deklarim i rremë nën betim”, pas një seance gjyqësore të mbajtur të martën.
Sipas informacioneve zyrtare, i dyshuari gjatë shqyrtimit gjyqësor në Gjykatë ka dhënë deklaratë që ka dalluar nga ajo e dhënë më herët në polici lidhur me të njëjtin rast.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë seancë ishte i pranishëm edhe prokurori i çështjes, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për deklarim të rremë nën betim.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.