Kronikë

Aktakuzë për një grua në Gjakovë që mashtroi nëntë persona

aktakuze

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë, kundër një gruaje për mashtrim.

Sipas njoftimit nga Prokuroria, e pandehura dyshohet të ketë mashtruar nëntë persona.

E pandehura përmes takimeve që kishte pasur në fshatin Skivjan, është prezantuar si presidente e një OJQ-je duke paraqitur fakte të rrejshme kinse shteti i Danimarkës do të japë donacion mjete të punës si traktora dhe pajisje të tjera bujqësore dhe se të njëjtit mund të jenë përfitues të këtyre donacioneve nëse e paguajnë shumën nga 250 euro për person.

Rasti ka ndodhur gjatë muajit gusht të vitit të kaluar, në fshatin Skivjan - Komuna e Gjakovës.

Sipas njoftimit, kjo shumë nga e pandehura është thënë se është e destinuar për transport.

Me këto veprime e pandehura A.G., ka kryer veprën penale “Mashtrimi”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurën ta shpallë fajtore dhe “të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”.