Një person i dyshuar për tentimvrasje në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të martën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLidhur me rastin është sekuestruar një armë zjarri.
“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për tentim vrasje, si dhe është sekuestruar një armë zjarri. Rasti ka ndodhur më datë 16.06.2026, në rrugën ‘Holger Petersen‘ në Prishtinë. Personi i dyshuar me vendimin e prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje përderisa hetuesit , janë duke vazhduar me veprime hetimore”, thuhet në komunikatën e Policisë.