Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Prishtinë për posedim dhe kultivim të marihuanës

Marihuanë

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancave narkotike e llojit marihuanë. Të dyshuarit iu gjetën edhe pajisje për kultivim të narkotikëve.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancave narkotike e llojit marihuanë, si dhe pajisje për kultivim të narkotikëve. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, përgatitje për kultivim të narkotikëve”.