Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në bashkëpunim me Stacionin Policor Kufitar në Jarinjë, ka ndërmarrë veprime të shpejta operative pas pranimit të një informate për tentim ryshfeti ndaj zyrtarëve policorë.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar pasi ka tentuar t’u ofrojë ryshfet zyrtarëve policorë me qëllim të lejimit të hyrjes së paligjshme në Republikën e Kosovës të bashkëshortes së tij, duke anashkaluar procedurat dhe kriteret shtetërore në fuqi.
“Pas reagimit të menjëhershëm të Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Mitrovicë Veri, dhe nën udhëzimet e Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti penal për veprën ‘Dhënia e Ryshfetit’”, thuhet në njoftim.
I arrestuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.