Kronikë

Dy vjet burgim dhe 1,000 euro gjobë për narkotikë në Gjakovë

paraburgim

Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me dy vjet burgim dhe 1,000 euro gjobë të pandehurin S.K., i cili ka pranuar fajësinë për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Sipas aktakuzës, më 14 korrik 2025 në Gjakovë, S.K. ishte vërejtur nga hetuesit teksa i shiste një sasi të vogël narkotikësh një blerësi për 5 euro.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar katër qese me substancë narkotike dhe më pas, gjatë bastisjes në banesën e tij, janë gjetur 19 qese me marihuanë, tetë me kokainë dhe një fishek.

Pas ekzaminimit nga Agjencia e Kriminalistikës dhe Forenzikës, është konstatuar se substancat ishin 14.09 gramë marihuanë dhe 2.86 gramë kokainë.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij aktgjykimi brenda 30 ditësh nga pranimi i tij me shkrim.