(E përditësuar 10:40) - Policia e Kosovës ka thënë se nuk ka asnjë të lënduar nga zjarri që e kaploi parkingun e një qendre tregtare në Prishtinë në orët e para të së shtunës.
Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 01:00, është raportuar për një zjarr aktiv në parkingjet e një objekti në rrugën Agron Rrahmani në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Dyshohet se është përfshirë nga zjarri një objekt në Prishtinë
Një pjesë e objektit të një qendre tregtare në “Rrugën B” në Prishtinë dyshohet se është përfshirë nga zjarri në orët e para të së shtunës.
Sipas videove të siguruara nga KOHA, shihet se tym i madh del nga një pjesë e këtij objekti. Në vendngjarje janë parë zjarrfikësit e Policia.
KOHA ka kontaktuar me Policinë dhe zjarrfikësit për të mësuar më shumë për ngjarjen. Sapo të ketë përgjigje, artikulli do të përditësohet.
VIDEO: