Kronikë

Gjendet 15-vjeçarja e raportuar si e zhdukur dy ditë më parë, një person në pranga

Policia e Kosovës

Është gjetur e mitura e raportuar si e zhdukur në Prizren dy ditë më parë. 

Një person është arrestuar pasi Policia zbuloi se e mitura bashkëjetonte me të. 

Rasti është iniciuar si “bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeç”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se ka bashkëjetuar me viktimën e mitur të moshës 15 vjeçare e cila dy ditë më parë nga familja e saj është raportuar si person i zhdukur. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.