Kronikë

I ishte refuzuar hyrja para një jave, arrestohet shtetasi i huaj që po qëndronte ilegalisht në Kosovë

Arrestim

Foto: Ilustrim

Një shtetas i huaj është arrestuar gjatë orëve të para të së dielës në pikën kufitare Merdar, pasi dyshohet se ka hyrë dhe ka qëndruar ilegalisht në Kosovë.

Policia ka njoftuar të hënën se gjatë verifikimit ka rezultuar se të dyshuarit më 9 korrik i ishte refuzuar hyrja në Kosovë.

Rasti është cilësuar si kalim i paautorizuar i kufirit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.