Kronikë

I mituri në Fushë-Kosovë arrestohet pasi kapet me motoçikleta të vjedhura

Arrestim

Foto: Ilustrim

Një i mitur është arrestuar të hënën në Fushë Kosovë, pasi u kap duke drejtuar një motoçikletë që dyshohet të jetë e vjedhur.

Gjatë ndërhyrjes në vendin e ngjarjes, njësiti policor ka gjetur edhe një tjetër motoçikletë–skuter me targa vendore, për të cilën po ashtu dyshohet se është e vjedhur. 

“Dy motoçikletat janë sekuestruar dhe janë sjellë në stacion policor pasi ende nuk ka ndonjë ankues”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Në kontrollin e kryer nga policia janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy thika. 

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në prani të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.