Kronikë

Iu gjetën 5 kg marihuanë në shtëpi, kërkohet paraburgimi i të dyshuarit në Gjakovë

marihuane

Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar nga Gjykata Themelore që t’ia caktojë masën e paraburgimit të dyshuarit për shitblerje të narkotikëve. 

Prokuroria ka kërkuar 30 ditë paraburgim. 

Në kërkesën e Prokurorisë thuhet se Policia ka bastisur dhe i ka gjetur në shtëpinë e R.E. 5 kilogramë e 43 gramë marihuanë.

“Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.1 të KPRK-së”, njoftoi Prokuroria.

I pandehuri gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.