Dy personave u është shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike në Mitrovicë të Jugut. Lajmin për KOHËN, e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës për rajonin e Mitrovicës.
KOHA mëson se njëri nga të gjobiturit është kryetari i Komunës së Leposaviqit Lulzim Hetemi.
“Pas një mosmarrëveshje në trafik, janë intervistuar dy personat e përfshirë në rast. Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike (PRQP)”- tha Zahiti në përgjgjen e tij.
Në lidhje me këtë rast është kontaktuar edhe kryetari Hetemi mirëpo i njëjti ka qenë i paqasshëm. Lajmi do të përditësohet sapo të kemi përgjigje nga ana e tij.