Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për kanosje ndaj një gazetari

Arrestohet

Një person është ndaluar për 48-orë për kanosjen ndaj një gazetari, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një komunikate për media.

Në komunikatë thuhet se I dyshuari me inicialet L.B., dyshohet se ka kanosur gazetarin A.H., për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

 “Prokurori i shtetit ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sigurimit të prezencës së të njëjtit në procedurën penale, dhe brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e ndonjë prej masave ndaj tij”, thuhet në njoftim.