Një incident dhune në familje ka ndodhur në Prishtinë, ku një nënë dhe tre fëmijët e saj, dy djem dhe një vajzë, janë përfshirë në një përleshje pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas hapjes së rastit dhe vendimit të prokurorit, dy të dyshuarit – djemtë – janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, nëna dhe vajza janë liruar dhe po vazhdojnë procedurat në mënyrë të rregullt.