Nëntë persona kanë pësuar lëndime pas një aksidenti në Pejë mbrëmjen e së premtes.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se i ka pranuar fillimisht të nëntë të lënduarit. Por, pas ekzaminimeve fillestare, dy prej tyre janë dërguar në QKUK.
Sipas Spitalit, njëri është në gjendje të rëndë.
Pesë persona të tjerë janë liruar në shtëpi.
“Mbrëmë, rreth orës 23:00, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë pranuar nëntë persona me lëndime të marra nga një aksident trafiku. Pas ekzaminimeve dhe trajtimit mjekësor: Dy pacientë janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Dy pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Pesë pacientë, pas trajtimit, janë liruar për në shtëpi”, thuhet në njoftimin e Spitalit.