Kronikë

Një çift shqiptar gjendet i vdekur në Francë, dyshohet se burri vrau gruan

vrasje fr

Një çift, shqiptarë, janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Brest të Francës. Policia ka ngrehur dyshimet e para për vrasje dhe vetëvrasje.

Policia ka gjetur burrë e grua, 30 dhe 36 vjeç, në shtëpi bashkë me një pushkë gjuetie, raportoi "Le Télégramme".

Ata kishin edhe dy fëmijë, të cilët nuk ishin aty kur ndodhi ngjarja.

Mediat franceze kanë raportuar se burri mund ta ketë vrarë gruan fillimisht e më pas edhe veten. Gruaja u gjet në banjo, ndërsa burri në dhomën e gjumit.