Një grua në Prishtinë ka raportuar se është sulmuar dhe dhunuar nga ish i dashuri i saj.
Sipas njoftimit në raportin e Policisë, rasti është raportuar të shtunën.
Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, viktima është dërguar për ekzaminim, ndërkaq rasti është cilësuar si dhunë në familje.
Nuk raportohet për të arrestuar, ndërkaq rasti është duke u hetuar.