Një rast i dhunimit raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Gjakovës më 2 tetor.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar pas intervistimit nga prokurori.
Policia nuk ka dhënë detaje tjera lidhur me rastin.
“Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.