Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion të gjerë kërkimi pas raportimit për zhdukjen e Alush (Vesel) Kastratit, i cili për herë të fundit është parë më 7 mars 2026 në fshatin Zatriq të Rahovec.
Sipas policisë, menjëherë pas raportimit janë aktivizuar strukturat relevante për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme në drejtim të gjetjes së tij. Njësitë policore kanë dalë në terren dhe kanë zhvilluar patrullime intensive në një perimetër të zgjeruar kërkimi, duke përfshirë zona malore dhe hapësira të tjera përreth.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë operacionin e kërkimit janë angazhuar njësitë patrulluese të Policisë së Kosovës, Njësia për Reagim të Shpejtë, njësia me dron për monitorim nga ajri dhe njësia K9 me qen kërkues.
Po ashtu, në këtë operacion janë përfshirë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës përmes Njësisë së Kërkim-Shpëtimit, zjarrfikësit, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, si dhe qytetarë vullnetarë që kanë ofruar mbështetje në terren.
Sipas njoftimit, mbështetje në këtë iniciativë ka ofruar edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, duke ndihmuar në koordinimin e institucioneve lokale dhe komunitetit për të lehtësuar përpjekjet për gjetjen e personit të zhdukur.
