Kronikë

Për 10 ditë konfiskohen 11 armë zjarri të përdorura nëpër festa familjare

arme

Policia e Kosovës në 10 ditët e fundit ka konfiskuar 11 armë zjarri të përdorura në festa familjare.

Bëhet e ditur se në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët, policia ka arritur të identifikojë raste konkrete të përdorimit të armëve zjarri, ku janë arrestuar disa të dyshuar si dhe janë sekuestruar gjithsej 11 armë zjarri (7 pistoleta dhe 4 pushkë) dhe është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e municionit

“Ndaj të gjithë të dyshuarve janë ngritur kallëzime penale për veprat: ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe në parandalimin e veprave penale, me theks të veçantë në parandalimin e keqpërdorimit të armëve zjarri, që në raste të tilla mund të rezultojë me pasoja të rënda për qytetarët”, thuhet në njoftim.