Kronikë

Pesë raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orë

Policia e Kosovës

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar  në 24 orët e fundit në Kosovë.

Policia në raportin 24-orësh ka regjistruar tri raste të ndara në Prishtinë. Lidhur me te tri rastet është njoftuar prokurori kompetent për veprime të mëtejme hetimore. Nuk është raportuar se ka pasur ndonjë arrestim në lidhje me këto raste.

Në Pejë një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj, ndërsa ka pranuar edhe tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në Mitrovicë të Jugut një grua ka raportuar se është rrahur nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.