Dy raste të ndara të zhdukjes së grave janë raportuar në Fushë-Kosovë më 16 qershor.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti i parë është raportuar në orën 10:30 nga një qytetar – mashkull kosovar – i cili ka njoftuar se një grua, anëtare e familjes së tij, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Rasti i dytë u raportua vetëm disa orë më vonë, në orën 14:00, ku një tjetër ankues – po ashtu mashkull kosovar – informoi se edhe një grua tjetër është larguar nga banesa dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Të dy rastet janë në procedurë hetimore dhe po trajtohen nga njësitë relevante të policisë. Deri tani nuk janë dhënë detaje shtesë rreth rrethanave të zhdukjes apo identitetit të viktimave.