Një burrë nga fshati Janqishtë i Malishevës është raportuar i zhdukur.
Sipas raportit 24-orësh, rastin e ka lajmëruar në Polici bashkëshortja e tij.
Bëhet e ditur se ai ka dalë nga shtëpia më 5 tetor dhe nuk është kthyer më.
Komuna e Malishevës kërkon ndihmë në gjetjen e një 60-vjeçari
Komuna e Malishevës ka bërë apel për ndihmë për gjetjen e 60-vjeçarit, Halim Sopaj.
Në një njoftim për media, komuna bën të ditur se Sopaj është nga fshati Janqishtë, duke theksuar se ai ka dalë nga shtëpia në orët e mëngjesit më datë 5 tetor dhe nuk është kthyer më.
“Luten të gjithë qytetarët, të cilët e kanë parë apo kanë ndonjë informacion, të lajmërojnë në numrat emergjent 112 ose 192. Lidhur me rastin janë të njoftuara organet përgjegjëse policore, ndërsa edhe komuna e Malishevë ka ndërmarrë të gjitha masat në kërkim të personit të zhdukur. Janë aktivizuar ekipet përgjegjëse komunale, ekipet e kërkim shpëtimit dhe Policia e Kosovës, me njësitë përgjegjëse. Aksionit të kërkimit i janë bashkuar edhe banorë të fshatit Janqishtë dhe ekipet tjera vullnetare”, thuhet në njoftim.
Nis operacioni i kërkim-shpëtimit për të zhdukurin në Malishevë
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka filluar operacionin e kërkimit për Halim Sopajt, i cili është raportuar i zhdukur që nga 5 tetori në Janiqishtë të Malishevës.
Sipas njoftimit, ekipet e shpëtimit ndodhen aktualisht në terren dhe po vazhdojnë kërkimet me intensitet të lartë.
“Ftojmë qytetarët që kanë ndonjë informacion të kontaktojnë menjëherë institucionet përkatëse”, thuhet në njoftim.
Policia ka njoftuar në raportin 24-orësh se rastin e ka raportuar bashkëshortja e tij.