Qytetari nga Gjilani, Arianit Sllamniku është ndaluar për 48 orë. Lajmin për KOHËN e ka bërë të ditur kryeprokurori Arben Kadriu. Sllamniku dyshohet se u përshkruante fëmijëve "terapi" për autizëm në vlerë mijëra euro, duke pretenduar se i shëron.
Policia e Gjilanit ka zhvilluar hetime brenda vendit ku Arianit Sllamniku ushtronte veprimtarinë e tij. Policia më vonë ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në pronat e Sllamnikut ka gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri të gjata (me leje përkatëse), dy armë zjarri te shkurtra (me leje përkatëse), sasi e municionit dhe disa karikatorë të armëve, medikamente të ndryshme, libra protokolli si dhe pajisje elektronike (shtëpizë kompjuteri, telefon, microçipa) etj.

Paraprakisht, Policia atje bëri të ditur se janë autorizuar nga Prokuroria Themelore e Gjilanit për ta trajtuar këtë rast.
Gjithashtu edhe Prokuroria Themelore në Gjilan e konfirmoi për KOHËN, nisjen e hetimeve për rastin në fjalë.
"Referuar kërkesës tuaj për informacion, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan konform Kodit të Procedurës Penale të Kosovës ka autorizuar Policinë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me rastin", thuhej në përgjigjen e Prokurorisë Themelore atje.
Edhe Ministria e Shëndetësisë, gjatë së hënës reagoi ndaj këtij rasti si dhe iu bëri thirrje qytetarëve që t’iu besojnë vetëm metodave të verifikuara shkencërisht dhe të mos bien pre e mashtrimeve.
“Ministria e Shëndetësisë ka ndjekur me shqetësim raportimet në media dhe rrjete sociale lidhur me pretendimet se një individ dyshohet se ka ofruar ilaçe, duke i paraqitur ato si trajtim për autizëm. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që t’u besojnë vetëm metodave të verifikuara shkencërisht, të cilat ofrohen nga institucione dhe profesionistë të licencuar shëndetësorë”, thuhej në reagimin e MSH-së.
Policia fton për intervistim qytetarët që kanë marrë shërbime nga Arianit Sllamniku
Policia e Kosovës, drejtoria rajonale në Gjilan, ka ftuar të gjithë qytetarët të cilët kanë pranuar shërbime shëndetësore apo konsulta për përdorimin e ndonjë terapie nga Arianit Sllamniku, të paraqiten për intervistim.
Sipas thirrjes së policisë, kjo bëhet me qëllim të zbardhjes së rrethanave të rastit.
Qytetari nga Gjilanit, Arianit Sllamniku, dyshohet se i ka përshkruar "terapi" fëmijëve me autizëm me pretendimin se i shëron.
“Në kuadër të këtyre veprimeve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan fton të gjithë qytetarët të cilët kanë pranuar shërbime shëndetësore apo konsulta me përdorim të ndonjë terapie apo medikamenti nga personi në fjalë dhe që konsiderojnë se janë dëmtuar në çfarëdo forme, qoftë materiale apo shëndetësore, që të paraqiten në ambientet e Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan për intervistim me qëllim të zbardhjes të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Prokuroria po e trajton rastin e personit që pretendon se e shëron autizmin
Policia në Gjilan ka njoftuar se në koordinim me Prokurorinë e Shtetit po merret me qytetarin nga Gjilani, Arianit Sllamniku. Ky i fundit, dyshohet se i ka përshkruar "terapi" në vlerë mijëra euro fëmijëve të prekur nga autizmi, me pretendimin se i shëron.
“Mund të ju konfirmojmë se në lidhje me rastin për të cilën keni pyet, ky rast është duke u trajtuar nga ana e policisë së Kosovës në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit dhe institucionet e tjera përkatëse”, ka thënë Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit në një përgjigje për KOHËN.
Edhe Prokuroria Themelore në Gjilan ka konfirmuar për KOHËN, nisjen e hetimeve për rastin në fjalë.
"Referuar kërkesës tuaj për informacion, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan konform Kodit të Procedurës Penale të Kosovës ka autorizuar Policinë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me rastin", thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore atje.
Ministria e Shëndetësisë, të hënën ka reaguar ndaj këtij rasti, me ç‘rast iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’iu besojnë vetëm metodave të verifikuara shkencërisht dhe të mos bien pre e mashtrimeve.
“Ministria e Shëndetësisë ka ndjekur me shqetësim raportimet në media dhe rrjete sociale lidhur me pretendimet se një individ dyshohet se ka ofruar ilaçe, duke i paraqitur ato si trajtim për autizëm. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që t’u besojnë vetëm metodave të verifikuara shkencërisht, të cilat ofrohen nga institucione dhe profesionistë të licencuar shëndetësorë”, thuhet në reagimin e MSH-së.