Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shpallen në kërkim katër të dyshuar për fajde

Policia

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës i ka shpallur në kërkim katër persona të dyshuar për veprat penale “Fajdeja”, “Privim i kundërligjshëm i lirisë” dhe detyrim”.

Personat e shpallur në kërkim  janë Bruno, Gjon dhe Elson Kuzhnini, si dhe Egzon Reshani. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prizren, katër personat e dyshuar, fotot e të cilëve janë publikuar, shpallen në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohen për kryerjen e veprave penale; Fajdeja nga neni 331, Privimi i kundërligjshëm i lirisë neni 193 dhe Detyrimi nga neni 328 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Çdo informacion lidhur me personat në kërkim thuhet se trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe mund të dërgohet në adresën elektronike [email protected], ose në numrat e telefonit: 192 ose 080019999.