Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24-orët e fundit në Kosovë.
Dy raste janë raportuar në Rahovec, e nga një në Prishtinë, Fushë-Kosovë, Pejë, Gjakovë e Vushtrri.
Në katër raste të dyshuarit kanë përfunduar në mbajtje, ndërsa në tri raste tjera janë liruar në procedurë të rregullt.
Rastet e dhunës në familje të raportuara në Policinë e Kosovës:
· Fushë Kosovë 05.08.2025 – 15:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht dhe më pas kishte kanosur bashkëshorten e tij viktimën femër shqiptare shtetase e Shqipërisë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë 06.08.2025 – 00:30. Raportohet se një femër kosovare, pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Pejë 01.08.2025 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Gjakovë 05.08.2025 - 03:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar-bashkëshortin i saj. Viktima pas tretmanit mjekësor prapë është kthyer në shtëpi, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
· Rahovec 05.08.2025 - 01:15. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë (babë e djalë), pasi që për shkak të problemeve, nuk kanë lejuar-pranuar viktimën -mbesën & vajzën e tyre të kthehet në shtëpi. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
· Rahovec 05.08.2025 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur bashkëshorten. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Vushtrri 01-05.08.2025 – NN. Është raportuar se dy femra (nënë dhe bijë), kanë pësuar dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar (bashkëshort, baba). I dyshuari gjendet në mbajtje lidhur me një rast tjetër. Me vendim të prokurorit ankueseve i është lëshuar urdhër mbrojtës.