Një person është arrestuar në Vushtrri pasi i njëjti u ka hedhur sprej dy zyrtarëve policorë dhe i ka sulmuar fizikisht. Atij i janë gjetur dy sprej dhe një thikë të cilat janë konfiskuar si provë materiale.
Të dy zyrtarët policorë dhe i dyshuari kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari më pastaj është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka hedhur sprej dhe i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Dy zyrtarët dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Si prova materiale lidhur me rastin janë gjetur dhe konfiskuar: dy sprej dhe një thikë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i armëve dhe Sulm ndaj personit zyrtar”.
-
Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj zyrtarëve policorë në Deçan
-
Arrestohen dy vëllezër në Prishtinë për sulm ndaj zyrtarëve policorë
-
Shqelmoi policin dhe lëndoi dy zyrtarë gjatë arrestimit, arrestohet e dyshuara në Prizren
-
Arrestohen dy persona në Klinë, sulmuan dy zyrtarë policorë
-
Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj zyrtarit policor në "Rrugën B"