Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur të premten në QKUK një person, i cili kishte rënë nga çatia e shtëpisë në një fshat në Vushtrri muajin e kaluar.
Policia ka thënë se më 19 korrik kishte marrë informata se një person është rrëzuar nga çatia e shtëpisë ndërsa po punonte te familjarët e tij. Ai ishte dërguar fillimisht për trajtim në Qendrën e Emergjencës në Vushtrri e më pas ishte dërguar në QKUK.
58-vjeçari nuk ka arritur t’iu mbijetojë lëndimeve dhe ka vdekur të shtunën.
“Më datë 19.07.2025, policia në Vushtrri është njoftuar se një person derisa kishte qenë duke punuar tek familjarët e tij në një fshat të Vushtrrisë, kishte rënë nga kulmi dhe ishte dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Emergjencës në Vushtrri dhe më pas është transportuar për tretman mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Prishtinës. Që nga ajo datë, deri sot me datë 01.08.2025, ka qenë duke marrë tretman mjekësor ndërsa sot është pranuar njoftimi se viktima mashkull i moshës 58 vjeçare, shtetas i Republikës së Kosovës, ka humbur jetën. Me urdhër të prokuronit, rasti është iniciuar ,,Vdekje e dyshimtë” ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për obduksion”, ka njoftuar Policia e Kosovës.