Gruaja që është aksidentuar më 1 nëntor në Fushë-Kosovë, ka ndërruar jetë të martën.
Ajo ka vdekur derisa po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar policia në raportin 24-orësh të saj.
Rasti pati ndodhur në rrugën “Nëna Terezë”.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.