Një 27-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë si pasojë e lëndimeve që mori pasi u godit nga një automjet.
Aksidenti ndodhi rreth orës 20:00, ndërsa viktima vdiq në vendin e ngjarjes. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në stacion policor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot, më 19 mars 2026, rreth orës 20:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Nadakovc, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima (këmbësori), mashkull rreth 27-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Stacionin Policor për intervistim dhe procedura të mëtejme ligjore. Njësitet kompetente, përfshirë hetuesit e aksidenteve të trafikut, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprime hetimore për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Është aksidenti i dytë me fatalitet sot. Në Prizren një 29-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti. Në aksident ishte përfshirë një motoçikletë, kamion dhe veturë, ndërsa vdiq drejtuesi i motoçikletës.