Kronikë

Gjakovë, vdiq një foshnjë gjatë lindjes, Policia po e heton rastin

Një foshnjë vdes në gjumë në Skenderaj, Policia nis hetimet

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një foshnje gjatë procesit të lindjes që thuhet se ka ndodhur të dielën në Gjakovë. 

Në raportin policor nuk janë bërë të ditura rrethanat e rastit që thuhet se ka ndodhur mesditën e së dielës. 

“Është raportuar se gjatë procesit të lindjes një foshnje ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet në raportin e Policisë. 

Detaje shtesë nuk ka dhënë as Prokuroria Themelore në Gjakovë. Ata vetëm kanë thënë se janë duke e hetuar rastin.