Kronikë

Vdiq një person pasi ra në kontakt me rrymën

Shiriti i Policisë

Një person ka vdekur nga kontakti me rrymën në fshatin Mirash të Ferizajt të premten. 

Policia ka thënë se viktima po punonte në shtëpinë e tij kur ka ndodhur incidenti. 

Policia ka iniciuar hetim mbi vdekjen e tij. 

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në pullazin e shtëpisë ka rënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku ndërsa me kërkesë të familjarëve dhe konsultim me prokurorin trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e PK-së.