Kulturë

Sot mbledhje komemorative për Shemin e "Ilirëve"

Shemsi Krasniqi - SHEMI

Shemsi Krasniqi - SHEMI

Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se të martën do të mbahet mbledhja komemorative në kujtim të këngëtarit Shemsi Krasniqi – Shemi. 

Sipas njoftimit, mbledhja do të mbahet nga ora 13:00.

“Sot, në ora 13:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, do të mbahet mbledhja komemorative në kujtim të këngëtarit Shemsi Krasniqi - Shemi. Familja, miqtë dhe bashkëpunëtorët janë të ftuar të marrin pjesë për të nderuar kujtimin dhe jetën tij”, thuhet në njoftim.

Këngëtari i njohur për të gjithë si Shemi i grupit të famshëm “Ilirët”, ka vdekur të hënën.

Karriera muzikore e Shemit nisi në vitet 80’. Ai shquhej si vokalist i grupit muzikor “Ilirët”, i themeluar në vitin 1981. Disa prej hiteve të tyre më të njohura janë, “Rini thuaja këngës”, “Trupi pa shpirt”, “Xhamadani vija-vija” dhe të tjerë.