Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

Katër seanca brenda javës, njëra i kushtohet kongresistit Engel

Albulena Haxhiu

Foto: Driton Paçarada

Kuvendi i Kosovës do të mbajë katër seanca këtë javë. Në njoftimin e kryetares së Kuvendit Albulena Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë, një seancë do të mbahet të martën, një të enjten e dy të tjera të premten. Njëra prej dy seancave të së premtes do të jetë solemne dhe do t’i kushtohet kongresistit që ndihmoi çështjen e Kosovës, Eliot Engel, e që vdiq ditë më parë

Katër seanca do t’i mbajë Kuvendi këtë javë, ka thënë kryetarja e këtij institucioni, Albulena Haxhiu.

Pas mbledhjes së Kryesisë, të hënën, Haxhiu ka njoftuar se njëra do të jetë solemne dhe do t’i kushtohet kongresistit që ndihmoi çështjen e Kosovës, Eliot Engel, e që vdiq më 10 prill.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me pika të rendit të ditës, Bordin e RTK-së dhe KPM-së dhe të tjera si këto. Në këtë mbledhje të Kryesisë së Kuvendit të gjithë u pajtuam për rëndësinë e këtyre çështjeve, prandaj edhe do të veprojmë në përputhje me pozicionet që kemi. Siç e dini, janë shumë ligje të cilat janë duke pritur për votimin e tyre, prandaj në këtë rast, ne në seancën e së enjtes do t’i procedojmë 10 ligje apo projektligje, që kanë kaluar në leximin e parë. Ndërsa në seancën tjetër do të kemi marrëveshje ndërkombëtare siç e përmenda, por edhe bordin e RTK-së, bordin e KPM-së”, ka njoftuar Haxhiu. 

Kryetarja e Kuvendit, që është edhe ushtruese e detyrës së presidentes, foli edhe për mosmiratimin marrëveshjes për Bordin e Paqes javën e shkuar. Sipas saj, të mërkurën pritet të mbahet një takim i grupit punues, e më pas marrëveshja do të të procedohet sërish në Kuvend për votim. 

“Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ne e dëgjuam shqetësimin në raport me mos-aprovimin e kësaj marrëveshjeje. Ne kontaktuam aty për aty me kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme dhe kuptuam që të mërkurën do të ketë mbledhje, dhe pastaj marrëveshja do të procedohet në Kuvendin e Kosovës. Kjo çështje ka qenë e pamundur që të bëhet gjatë këtyre ditëve sepse, siç e dini, një proces i tillë po zhvillohet. Prandaj presim që sa më parë Komisioni për Punë të Jashtme ta procedojë në seancën e Kuvendit”.

Seanca e parë e jashtëzakonshme e Kuvendit do të mbahet të martën me diskutimin për çmimin dhe faturimin i energjisë elektrike për konsumatorët. Një tjetër seancë e rregullt mbahet të enjten, ndërsa dy të tjerat, përfshirë atë solemne, janë planifikuar për të premten.