Pranvera shpesh i shtynë njerëzit të nisin një “fillim të ri”. Por nëse synimi i dikujt është humbja e peshës, nuk ka nevojë për dieta ekstreme apo për të hequr dorë nga ushqime të tëra.
Në fakt, dobësimi i shëndetshëm ka më shumë të bëjë me krijimin e vakteve që mbajnë organizmin të ngopur dhe të kënaqur, sesa me kufizime të forta, ka shkruar EatingWell.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDietologët rekomandojnë këto pesë ushqime që ndihmojnë të arrihet kjo:
Bishtajoret (fasule, thjerrëza, qiqra)
Bishtajoret janë shumë të mira për dobësim sepse mbajnë gjatë ndjenjën e të qenit të ngopur.
Ato përmbajnë fibra, proteina bimore dhe karbohidrate komplekse, që treten më ngadalë dhe ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak.
Kjo do të thotë se trupi ndihet i ngopur më gjatë dhe shmanget ngrënia e tepërt mes vakteve.
Këto ushqime këshillohet të shtohen në sallata, supa e salca.
Kosi i trashë
Ky është një nga ushqimet më praktike dhe të pasura me proteina që ndihmojnë trupin të ndihet i ngopur dhe e bëjnë më të lehtë kontrollin e peshës.
“Është zgjedhje shumë e mirë sepse ka shumë proteina dhe pak kalori”, ka thënë një dietologe.
Për konsumim këshillohet të kombinohet me fruta, fara, arra apo drithëra për një vakt më të plotë.
Frutat e malit
Manaferrat janë të ëmbla natyrshëm dhe të pasura me fibra, pa qenë “ushqim diete” në kuptimin klasik.
Ato shtojnë volum në vakt, japin ndjesi ngopjeje dhe zëvendësojnë ëmbëlsirat e përpunuara
Janë më efektive kur i kombinoni me ushqime të tjera, si kos apo tërshërë.
Perimet me gjethe të gjelbra
Spinaqi, rukola, sallata e gjelbër apo lakra janë ideale për dobësim.
Ato kanë pak kalori, shtojnë volum në pjatë dhe zgjasin ndjenjën e të qenit të ngopur pa ngrënë shumë.
“Një sallatë e vogël nuk mjafton, por kur kombinohet me proteina dhe fibra, bëhet një vakt i plotë”, ka këshilluar një dietologe.
Këshillohet të shtohen në sandviçë, makarona, vezë apo supa.
Shpargu
Shpargu është një perime tipike pranvere që gatuhet shpejt dhe e bën vaktin më të plotë.
Ai ka shumë ujë dhe fibra shton volum pa shumë kalori si dhe ndihmon të ndiheni më të kënaqur pas ngrënies.
Këshillohet të piqet në furrë dhe të shtohet në sallata, makarona apo pjata me oriz.
Këshilla praktike për dobësim
-Kombinoni gjithmonë fibra + proteina (p.sh. kos me fruta ose sallatë me fasule)
-Zgjidhni ushqime praktike (fasule të konservuara, fruta të ngrira, perime të pastruara)
-Përgatisni ushqime paraprakisht për disa ditë
-Mendoni më shumë çfarë të shtoni në dietë, jo vetëm çfarë të hiqni
Sipas dietologëve nuk ekziston një ushqim magjik që djeg yndyrën. Sekreti është të krijoni vakte që mund t’i ndiqni vazhdimisht.