Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Gjashtë suplemente që nuk rekomandohen për shëndetin e zemrës, sipas dietologëve

Suplementet

Suplementet

Sëmundjet e zemrës janë ndër problemet më të përhapura shëndetësore, ndaj shumë njerëz kërkojnë mënyra shtesë për t’u mbrojtur.

Por EatingWell ka shkruar se disa suplemente mund të bëjnë më shumë dëm sesa dobi, sidomos kur merren pa këshillën e mjekut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekspertët paralajmërojnë se disa lëndë ushqyese janë të dobishme nga ushqimi, por doza të larta të suplementeve mund të rrisin rrezikun për probleme kardiovaskulare.

Suplementet që duhet të shmangen ose të merren vetëm me rekomandim mjekësor:

Vitamina E

Ani pse është antioksidant i rëndësishëm, dozat e larta në formë suplementi mund të jenë të rrezikshme.

“Vitamina E ka shumë përfitime. Megjithatë, studimet tregojnë se dozat e larta mund të rrisin rrezikun e dështimit të zemrës dhe sulmeve hemorragjike”, ka thënë dietologia Bess Berger.
Për këtë arsye, ekspertët amerikanë nuk e rekomandojnë për parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Zgjidhja më e mirë është marrja e saj nga ushqimet si vajrat bimore, arrat dhe perimet me gjethe të gjelbra.

Kalciumi

I domosdoshëm për eshtrat, por jo gjithmonë i sigurt për zemrën.

“Te gratë pas menopauzës, suplementet me kalcium mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare”, ka thënë Violeta Morris.

Studimet kanë treguar rritje me 15 për qind të rrezikut për sëmundje të zemrës në këtë grup.
Kalciumi mund të kontribuojë në forcimin e mureve të arterieve, duke rritur rrezikun për probleme të qarkullimit. Megjithatë, ai mbetet i rëndësishëm për parandalimin e osteoporozës, ndaj duhet marrë vetëm sipas udhëzimit të mjekut.

Suplementet për energji ose dobësim

Shpesh përmbajnë stimulues si kafeina në doza të larta.

“Këto produkte mund të rrisin presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës, duke shtuar rrezikun për sëmundje të zemrës”, ka thënë Berger.

Ndryshe nga kafeja e moderuar, suplementet me stimulues mund të krijojnë tendosje të sistemit kardiovaskular.

Beta karoteni

Nga ushqimi është i dobishëm, por suplementet në doza të larta janë të rrezikshme, sidomos për duhanpirësit.

“Marrja e lartë e beta karotenit mund të ndërveprojë me përbërësit e tymit të duhanit dhe të rrisë rrezikun për sëmundje kardiovaskulare”, ka shpjeguar Morris.

Suplementet me rrënjë jamballi

 


Përmbajnë glicirizinë, e cila mund të rrisë tensionin.

“Mund të bëjë trupin të mbajë natrium dhe të çojë në rritje të presionit të gjakut”, ka thënë dietologia Michelle Routhenstein.

Kjo është e rrezikshme sidomos për personat me tension të lartë.

Orizi i kuq me maja


Përdoret si alternativë natyrale për uljen e yndyrës së dëmshme në gjak, por përmban monacolin K, substancë e ngjashme me një ilaç për kolesterolin apo yndyrën e dëmshme.

“Lidhet me rrezik të lartë për dëmtime të muskujve, veshkave dhe mëlçisë”, ka paralajmëruar Routhenstein.

Shumë produkte nuk tregojnë sasinë e saktë të kësaj substance.

Si ta mbroni zemrën në mënyrë të sigurt?

Ekspertët theksojnë se mënyrat më të sigurta janë ato bazë:
-Lëvizni rregullisht
-Menaxhoni stresin
-Flini mjaftueshëm
-Ushqehuni me fruta, perime, drithëra integrale dhe proteina.

“Dieta e pasur me fruta dhe perime lidhet me rrezik më të ulët për sëmundje kronike si sëmundjet e zemrës”, ka thënë Morris.