Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

A është tërshëra e shëndetshme?

Tërshëra

Tërshëra

Tërshëra shpesh konsiderohet si një mëngjes shumë i shëndetshëm, megjithëse kohët e fundit është diskutuar në rrjete sociale dhe disa produkte me të janë futur edhe në listat e ushqimeve jo të shëndetshme për shkak të sheqerit apo yndyrës së shtuar.

Megjithatë, studimet shkencore tregojnë të kundërtën. Një analizë e fundit e përshkruan tërshërën si “një nga ushqimet funksionale më premtuese të së ardhmes”, ka shkruar BBC.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo lidhet me rrezik më të ulët për sëmundje të zemrës, inflamacion dhe diabet të tipit 2.

Çka janë drithërat e plota?

Tërshëra është drithë e plotë (wholegrain), dhe këto rekomandohen si pjesë e një diete të shëndetshme.

“Shumica e vlerave ushqyese të drithërave gjenden në shtresën e jashtme dhe në embrionin e farës, ndaj drithërat e plota mund të kenë deri në 75 për qind më shumë lëndë ushqyese se drithërat e rafinuara”, kanë deklaruar përfaqësuesit e Shoqatës Britanike të Dietologjisë.

Ndihmon në mbajtjen e peshës trupore

Studimet tregojnë se konsumimi i tre racioneve me drithëra të plota në ditë lidhet me indeks më të ulët të masës trupore (BMI) e më pak yndyrë në bark dhe arsyeja kryesore për këtë është se ato përmbajnë fibra.

“Prania e fibrës në drithërat e plota ju mban të ngopur për më gjatë”, ka thënë një studiuese nga Harvardi.

Gjithashtu, shumica e njerëzve nuk konsumon mjaftueshëm fibra.

Mbron zemrën

Konsumimi i rregullt i drithërave të plota mund të ulë rrezikun për sëmundje të zemrës, sulm në tru e diabet të tipit 2 deri në 30 për qind.

Kjo lidhet me përbërjen e tyre të pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë.

Sipas ekspertëve magnezi, kaliumi dhe antioksidantët mund të ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut.

Ul nivelin e yndyrës së dëmshme në gjak

Tërshëra përmban një fibër të tretshme të quajtur beta-glukan, e cila ndihmon në uljen e nivelit të yndyrës së dëmshme në gjak apo kolesterolit.

Një studim i vogël ka treguar se konsumimi i tërshërës për dy ditë radhazi mund të ulë nivelin e yndyrës së dëmshme në gjak deri në 10 për qind.

Si të përfshihet në dietë?

Mënyrat më të thjeshta për ta përfshirë tërshërën në dietë janë duke e zier me qumësht apo ujë e duke i shtuar fruta të thata apo fruta të tjera si dhe duke e përdorur si përbërës në vend të miellit nëpër ëmbëlsira të ndryshme, si për shembull kek.

Gjithashtu, mund të zëvendësoni dhe bukën e bardhë, orizin e bardhë e makaronat me variante integrale.

Kujdes me produktet e përpunuara

Jo çdo produkt “integral” është automatikisht i shëndetshëm.

Kontrolloni etiketat për sheqer të shtuar, kripë e yndyrë.

Intolerancat ushqimore

Disa drithëra përmbajnë gluten (si gruri, elbi dhe thekra), që mund të shkaktojë probleme te disa persona.

Alternativa pa gluten përfshijnë orizin, hikërrorin, amarantin, tërshërën pa gluten (e certifikuar)

Gjithashtu, disa drithëra mund të shkaktojnë shqetësime te personat me sindromën e zorrës së irrituar (IBS).