Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Gjashtë ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

Ushqimi i sheëdetshëm

Ushqimi i sheëdetshëm

Ushqimi që zgjedhim mund të luajë rol të rëndësishëm në shëndetin e trurit, kujtesën dhe ngadalësimin e rënies së aftësive njohëse me kalimin e moshës. Ekspertët e lidhin këtë sidomos me dietën MIND, e cila është kombinim i dietës mesdhetare dhe dietës DASH, që fokusohet në ushqime të pasura me vlera ushqyese dhe yndyra të shëndetshme.

TIME, duke u bazuar në rekomandimet e dietologëve, ka treguar disa nga ushqimet që janë të dobishme për shëndetin e sidomos për atë të trurit:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Perimet me gjethe të gjelbra si spinaqi brokoli e rukola, të cilat janë të pasura me vitaminë K, folat dhe fibra. Studimet i lidhin këto perime me ngadalësim të plakjes së trurit dhe përmirësim të funksioneve njohëse.

 

Frutat e malit si boronicat, dredhëzat e mjedrat përmbajnë flavonoide që ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave të trurit dhe lidhen me rrezik më të ulët të demencës dhe plakjes së kujtesës.

 

Peshku yndyror si salmoni, sardelet dhe skumbri, janë të pasura me omega-3 dhe DHA, të cilat janë thelbësore për strukturën dhe funksionimin e trurit. Konsumi i rregullt i këtyre peshqve lidhet me rrezik më të ulët të rënies së aftësive njohëse.

 

Arroret dhe farat si arrat, farat chia dhe ato të lirit, që ofrojnë yndyrë omega-3 bimore dhe ndihmojnë në uljen e inflamacionit. Studimet sugjerojnë se këto ushqime ofrojnë përmirësim të kujtesës dhe reagimit mendor.

 

Vaji i ullirit, sidomos ai ekstra i virgjër, është i pasur me antioksidantë dhe yndyra të shëndetshme, lidhet me funksion më të mirë të trurit dhe rrezik më të ulët nga demenca.

 

Vezët përmbajnë kolinë dhe omega-3 që ndihmojnë kujtesën dhe funksionin e trurit. Studimet e reja i lidhin ato me rrezik më të ulët nga sëmundja e Alzheimerit.

Ekspertët theksojnë se këto ushqime duhet të jenë pjesë e një diete të ekuilibruar, ndërsa ushqimet e shumëpërpunuara, yndyrat e ngopura dhe sheqernat e tepërta lidhen me rrezik më të lartë për rënie të funksionit të trurit.

Megjithatë, dieta nuk ka nevojë të jetë ekstreme, sipas ekspertëve edhe konsumimi i moderuar i ushqimeve më pak të shëndetshme mund të jetë i pranueshëm, për sa kohë që pjesa më e madhe e ushqimit është e balancuar dhe e pasur me vlera ushqyese.