Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Katër pijet që rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak para gjumit

Çajet

Çajet

Nëse dëshironi një pije para gjumit që nuk shkakton rritje të menjëhershme të sheqerit në gjak, ekspertët këshillojnë të shmangni pijet e ëmbla si lëngjet, pijet e gazuara, çajet e ëmbëlsuar dhe kafetë me shumë sheqer.

Sipas dietologëve, EatingWell, ka shkruar se këto janë katër zgjedhjet më të mira:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Çaji i kamomilit

Kamomili njihet për efektin qetësues dhe mund të ndihmojë edhe në kontrollin e sheqerit në gjak. Studimet tregojnë se konsumimi i tij mund të lidhet me uljen e niveleve të sheqerit në gjak.

Ekspertët këshillojnë që të mos i shtoni sheqer apo mjaltë.

Çaji i gjelbër pa kafeinë

Çaji i gjelbër është i pasur me antioksidantë që mund të ndihmojnë organizmin të përdorë insulinën më mirë dhe të mbajë nivele më të qëndrueshme të sheqerit në gjak.

Për shkak se konsumohet në mbrëmje, rekomandohet versioni pa kafeinë. Për më shumë shije mund të shtoni gjethe mente, xhenxhefil ose një fetë limoni.

Qumësht me erëza, që njihet si qumështi i artë (apo Golden Milk)

Kjo pije përgatitet me qumësht pa sheqer dhe erëza si shafrani, kanella, xhenxhefili dhe pak piper i zi.

“Shafrani i Indisë ka veti kundër inflamacionit, ndërsa proteinat dhe yndyrat e qumështit ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak gjatë natës”, ka thënë dietologia Val Warner.

Pijet me proteina

Një pije me proteina me pak sheqer mund të jetë zgjedhje e mirë për personat që ndihen të uritur para gjumit ose për ata që ushtrohen rregullisht.

“Proteina ndihmon në mbajtjen e niveleve të qëndrueshme të sheqerit gjatë natës dhe mbështet rikuperimin e muskujve gjatë gjumit”, ka shpjeguar Warner.

Ekspertët rekomandojnë të zgjidhen produkte me të paktën 20 gramë proteina dhe më pak se 5 gramë sheqer të shtuar.

Përveç zgjedhjes së pijeve të duhura, specialistët theksojnë rëndësinë e një ushqyerjeje të balancuar, konsumimit të mëngjesit dhe aktivitetit fizik të rregullt për mbajtjen e sheqerit në nivele të shëndetshme.

“Pijet që ndihmojnë trupin të relaksohet gjatë natës dhe nuk përmbajnë sheqer të shtuar janë ideale për kontrollin e sheqerit në gjak”, ka thënë dietologia Paloma Vega.