Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Joshua do të përballet me Furyn ose Duboisin

Anthony Joshua

Boksieri Anthony Joshua do të ballafaqohet me Daniel Duboisin ose me Tyson Furyn në meçin e ardhshëm, ka thënë promotori i kategorisë së rëndë, Eddie Hearn.

Britaniku 35-vjeçar, Joshua, e pësoi disfatën e katërt në karrierë, kur u mposht nga kampioni i botës, Dubois.

Meçi ishte zhvilluar në stadiumin “Wembley”, në muajin shtator, ndërsa rimeçi pritet të organizohet 22 shkurt në Arabinë Saudite, ka shkruar “BBC” të enjten.  

Fury, i cili për kohë të gjatë është folur se do të ballafaqohet me Joshuan, do të ballafaqohet me kampionin e padiskutueshëm të peshës së rënd, Oleksandr Usyk, më 21 dhjetor, pasi humbi nga ukrainasi në muajin maj.