Ylli i boksit Anthony Joshua, ka pësuar lëndime në një aksident me veturë në Nigeri, ku kanë mbetur të vdekur dy persona.
Lajmin e ka bërë të ditur të hënën “Daily Mail”.
Vetura ku ishte prezent edhe Joshua u përplas me një kampion para orës 11:00 në autostradën Lagos-Ibadan në Makun.
Një video e publikuar në rrjetet sociale shihet ish-kampioni i botës, pa bluzë dhe i hutuar, duke qëndruar në makinën e përplasur mes xhamave të thyer.
Më vonë ai shihet i ulur në ulësen e përparme të një automjeti emergjence, duke folur me zyrtarët. Raportohet se Joshua pësoi lëndime të lehta dhe dy persona të tjerë kanë vdekur në vendngjarje.
Mësohet se Joshua ishte ulur pas shoferit, së bashku me një pasagjer tjetër, kur ndodhi aksidenti.
Katër persona ndodheshin brenda veturës në atë kohë.