Boksieri shqiptar i kategorisë së rëndë Kristian Prenga është i bindur se më 25 korrik në Jeddah në Arabi Saudite do ta mposhtë kampionin e dyfishtë të kategorisë së rëndë në boks profesionist, superyllin Anthony Joshua dhe do ta shokojë botën.
Të hënën u zhvillua konferenca për media për promovimin e luftës mes Joshuas dhe Prengës.
Prenga në boksin profesionist i ka 20 fitore e një humbje. Të gjitha fitoret i ka me nokaut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBoksieri shqiptar ka thënë se ishte befasuar kur menaxheri i tha se do të boksonte me Joshuan.
“Sinqerisht kur trajneri më telefonoi dhe tha ‘do të luftosh me Joshuan’, nuk e besoja, por i thash po, është koha ime. E respektoj atë, ai është luftëtar i madh dhe kam shikuar atë nga meçi i parë. Jam rritur me të, por tash është koha ime. Por, në ring s'kam respekt për askënd. Stërvitem fortë, më fortë se kurrë, ndihem shumë mirë, i gatshëm dhe mendoj se do ta shokojë botën”, ka thënë Prenga, transmeton “Ring Magazine”.
Joshua meçin e tij të fundit e zhvilloi në dhjetor të vitit të kaluar, kur e nokautoi në raundin e gjashtë Youtuberin të kthyer në boksier profesionist, Jake Paul.
Për Joshuan meçi me Prengën shihet si përgatitje para përballjes së shumëkërkuar kundër Tyson Furyt.
“Do të bëjë atë që duhet të bëjë. E respektoj atë siç respektoj çdo kundërshtar, por unë e di se çfarë do të bëj...Kjo është kategoria ime”, tha Joshua.
Joshua më pas i kërkoi Prengës të japë më të mirën dhe mos të shfaqë respekt në ring.
Prenga meçin e fundit e ka zhvilluar më 21 shkurt, kur e nokautoi në raundin e parë amerikanin Joe Jones. Ai në boksin profesionist debutoi në majin e vitit 2016.