Luftarake

Zekaj i pesti në Sofje

Shpati Zekaj

Përditësim, 16:30 - Shpati Zekaj ka mbetur pa medalje në European Open në Sofje.

Shpati luftoi për të bronztë në kategorinë deri 100 kilogramë. Pësoi nga Rares Arsenie i Rumanisë. Ai fitoi me mbërthim.

Shpati Zekaj e mbylli garimin me dy fitore e dy humbje.


Zekaj ndalet në gjysmëfinale, lufton për të bronztën

Shpati Zekaj është ndalur në gjysmëfinale të European Open të xhudos në Sofje të Bullgarisë.

Në kategorinë deri 100 kilogramë, Shpati pësoi nga xhudisti bullgar Boris Georgiev. Deri në gjysmëfinale, 25-vjeçari Zekaj i kishte dy fitore. Fitoi ndaj një bullgari dhe ndaj një hungarezi.

Për medalje të bronztë do të luftojë me Rares Arsenie të Rumanisë.