Janë publikuar pamjet e para të “Pretty Lethal”, një film aksion-triler për mbijetesë, ku një grup balerinash elitare duhet të luftojnë për të shpëtuar nga një ish-valltare e çmendur, e portretizuar në ekran të madh nga ylli i kinematografisë, Uma Thurman.
Pesë balerinat, të portretizuara nga Maddie Ziegler, Lana Condor, Iris Apatow, Avantika Vandanapu dhe Millicent Simmonds, udhëtojnë drejt një gare prestigjioze kur autobusi i tyre prishet në një pyll të largët. Të bllokuara në një vend të panjohur dhe pa zgjidhje tjetër, ato kërkojnë strehim në një han buzë rruge që drejtohet nga Devora Kasimer.
Regjisorja Vicky Jewson, e cila më parë ka drejtuar serialin “The Witcher: Blood Origin”, e ka përshkruar filmin si një përzierje zhanresh që lëviz mes horrorit, komedisë dhe aksionit.
“Pretty Lethal” e shënoi premierën në festivalin “South by Southwest” të premten, ndërsa nis transmetimin në platformën “Prime Video” nga 25 marsi.
-
Demi Moore do të shfaqet përkrah Charlize Theronit në filmin “Tyrant”
-
Rose Byrne dhe Jenna Ortega bashkojnë forcat në filmin e ri “Nasty”
-
Brad Pitt lufton për mbijetesë në filmin e ri
-
Reese Witherspoon vlerësohet për punën në serialin e ri “Legally Blonde”
-
“Elle”, seriali i bazuar në historinë e filmave “Legally Blonde”