Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jessica Biel e “paralajmëron” Justin Timberlakun se do ta lërë nëse nuk e ndryshon sjelljen

Jessica Biel

Jessica Biel

Foto: Associated Press

Raportohet se aktorja e njohur, Jessica Biel, i ka dhënë një paralajmërim serioz bashkëshortit të saj, këngëtarit, Justin Timberlake, duke ia bërë të qartë se mund ta lërë nëse sjellja e tij nuk ndryshon.

Sipas raportimeve, tensionet në martesën e tyre janë rritur pas një periudhe vëmendjeje të madhe publike ndaj Timberlaket. Aktorja 44-vjeçare, e njohur për rolet në “The Sinner” dhe projekte të shumta filmike, thuhet se e ka debatuar me Timberlaken, 45 vjeç, ish-anëtar i grupit muzikor “NSYNC” dhe autor i hiteve si “SexyBack” dhe “Mirrors”, për shkak të presionit në rritje në marrëdhënien e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Çifti, i martuar që nga viti 2012 dhe prindër të dy djemve, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas arrestimit të Timberlakeut në vitin 2024 për drejtim mjeti në gjendje të dehur në Sag Harbor, si dhe publikimit të pamjeve nga kamera e policisë.

“Nuk ka mbetur shumë që ajo mund të durojë”, ka thënë një burim për DailyMail.

Po sipas këtyre burimeve, nëse Timberlake “gabon përsëri”, Biel mund të “marrë vendimin përfundimtar” dhe të largohet.

Një burim tjetër ka shtuar se ajo është e zhgënjyer me mungesën e tij në jetën familjare.

“Ajo bën gjithçka me fëmijët dhe është lodhur duke u turpëruar publikisht”, ka thënë burimi.

Megjithatë, burime për Page Six thonë se marrëdhënia vazhdon pavarësisht vështirësive.

“Ka qenë një periudhë e vështirë kohët e fundit. Ka pasur shumë vëmendje ndaj Justinit dhe kjo nuk është e lehtë për t’u përballuar. Ata kanë pasur ngritje dhe ulje si çdo çift, por vëmendja e madhe së fundi dhe angazhimet e tij kanë bërë gjithçka më sfiduese. Megjithatë, nuk është diçka afër një ndarjeje”, ka thënë burimi.

Vëmendja e shtuar erdhi pas arrestimit të Timberlake në muajin qershor të vitit 2024, pasi doli nga një darkë me miq.

Ai më vonë pranoi fajësinë për drejtim mjeti në gjendje të papërshtatshme në muajin shtator të vitit 2024 dhe kërkoi falje publikisht.

Ky incident vazhdoi të jetë në fokus, sidomos pas publikimit të pamjeve nga kamera e policisë, duke sjellë tituj të sikletshëm për këngëtarin.

Çifti ka kaluar edhe më parë periudha të vështira.

Në vitin 2019, Timberlake u fotografua duke mbajtur dorën me kolegen e tij në filmin Palmer, Alisha Wainwright. Më pas ai e quajti këtë një “gabim i madh në gjykim” dhe ka thënë se “nuk ka ndodhur asgjë”.

Nga ana tjetër, Biel ka folur publikisht për kompleksitetin e marrëdhënies së tyre.

“Edhe një vit duke u rritur dhe evoluar, e ndonjëherë edhe duke u kthyer pas, me ty. Edhe një vit duke qeshur me të gjitha këto”, pati shkruar ajo në një mesazh për ditëlindjen e Timberlaket.

Pavarësisht sfidave dhe vëmendjes së vazhdueshme mediatike, çifti ka vazhduar të paraqitet i bashkuar në publik vitet e fundit.