Është vetëm çështje kohe para se reperët Kanye West dhe Sean “Diddy” Combs të publikojnë një këngë të plotë, ndoshta edhe një album, ka thënë një burim pranë reperit për Page Six.
Reperi i “I’ll Be Missing You”, Diddy, i cili është shpallur fajtor për dy akuza transporti për prostitucion por është liruar lirua nga akuza më serioze, ka të ngjarë të bashkëpunojë plotësisht me Westin i cili tani njihet si Ye.
“Muzika ishte një shpëtim për të, Diddyn, ashtu siç ishte për Ye. Diddy po kërkon të bëjë ndryshime. Mendoj se një këngë do të ishte mënyra më e mirë për të komunikuar një ndryshim”, ka thënë një burim që punon rregullisht me Kanyen.
“Kini kujdes për këngën”, ka shtuar burimi.
Reperët West dhe Combs mund të publikojnë një këngë të plotë dhe një album të mundshëm, ka thënë burimi për Page Six.
“Ye është mjaftueshëm i guximshëm për të bashkëpunuar me një artist si Diddy tani. Nuk mendoj se ndonjë artist tjetër do ta bënte”, ka shtuar burimi.
Në fakt, bashkëpunimi i tyre ka filluar tashmë. Në mars, West ka publikuar një fragment nga një këngë e re në të cilën po punonte, e cila paraqiste Combs, 55 vjeç në Qendrën e Paraburgimit në Brooklyn, ku ai mbahej në atë kohë ndërsa priste gjyqin e tij për akuzat e trafikimit seksual. Ai është mbajtur atje që nga arrestimi i tij në shtator 2024.
Një burim pranë Combs në atë kohë i ka thënë “The Post” se nuk ishte në dijeni se telefonata po regjistrohej në video dhe Combs mendonte se West thjesht po merrej me fëmijët e tij.
Në telefonatën, e cila mund të dëgjohej në këngën e Westit, themeluesi i Bad Boy Records, Diddy, i kërkoi atij të ishte i kujdesshëm ndaj njerëzve që përpiqeshin t'i "mbysnin” të dy.
Combs ende përballet me rrezik të deri në 20 vjet burgim për akuzat për prostitucion.
Një seancë dëgjimore për dënimin e Combs është planifikuar për të martën, më 8 korrik.