Këngëtari dhe komediani amerikan Oliver Tree figuron në listën e pasagjerëve të njërit prej dy helikopterëve që janë përplasur në ajër të dielën në Rio de Janeiro të Brazilit, aksident ku humbën jetën gjashtë persona, ka raportuar CNN.
Sipas autoriteteve, njëri nga helikopterët u rrëzua në parkingun e një autosalloni, duke shkaktuar zjarr pasi flakët përfshinë disa automjete elektrike. Zjarri u shua më vonë nga ekipet e emergjencës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka deklaruar se emri i Oliver Tree ndodhet në listën e pasagjerëve të dorëzuar te autoritetet e aviacionit, por trupat e viktimave ende nuk janë identifikuar.
Tree kishte performuar në Buenos Aires të Argjentinës më 4 qershor, ndërsa një ditë para aksidentit kishte publikuar në Instagram një video ku shihej duke luajtur futboll në një lagje të Brazilit.
Mediat argjentinase raportuan se në njërin prej helikopterëve ndodhej edhe YouTuberi, Gaspar Prim Díaz, i njohur si Gaspi, i cili kishte mbi 2.8 milionë ndjekës dhe ishte 23 vjeç.
“Faleminderit për artin, magjinë dhe ndjeshmërinë tënde. Të gjithë do të na mungosh”, thuhet në shkrimin e platformës Blender në rrjetin social X.
Një dëshmitar okular, punëtori i “Fernandes de Freitas”, ka thënë se pa njërin nga helikopterët të përfshirë nga flakët pas përplasjes në ajër.
“Ishte e tmerrshme, absolutisht rrëqethëse”, ka thënë ai.