Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Flet për herë të parë gruaja e skandalit “kiss cam” në koncertin e Coldplayt

Kirstin Cabot

Kristin Cabot, ish-drejtuese e burimeve njerëzore që u bë virale pas një momenti në koncertin e grupit muzikor Coldplay, ka folur për herë të parë në një intervistë me gazetaren e mirënjohur Oprah Winfrey, ka shkruar Today.

Paraqitja e Kristin Cabot në podcastin e Oprah Winfreyt:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ngjarja ka ndodhur në verën e vitit 2025, kur Cabot u kap nga “kiss cam” në stadium, duke u përqafuar me kolegun e saj, Andy Byron. Në atë moment, këngëtari i grupit, Chris Martin, bëri shaka duke thënë se ata mund të ishin “shumë të turpshëm” ose “kanë një aferë”.

Pas incidentit, Byron dha dorëheqje, ndërsa Cabot u largua nga puna dhe kërkoi divorc nga bashkëshorti i saj, Andrew Cabot.

Në intervistë, ajo ka treguar se në kohën e koncertit, ajo dhe bashkëshorti i saj kishin javë që ishin ndarë dhe po planifikonin divorcin.

“Kishim vendosur të ndaheshim dhe jetonim veçmas, duke planifikuar divorcin”, ka thënë ajo.

Cabot ka shtuar se edhe kolegu i saj i kishte thënë se ishte në proces ndarjeje me bashkëshorten.

Një detaj i papritur ishte se bashkëshorti i saj ndodhej në të njëjtin koncert.

“Mendova: ‘O Zot, bashkëshorti im është në këtë stadium’”, ka treguar Cabot, duke shtuar se ai ishte aty me një person tjetër.

Ajo e përshkroi momentin kur u shfaq në ekran si: “një moment i plotë tmerri”.

Sipas saj, shqetësimi kryesor ishte të mos e turpëronte ish-bashkëshortin.

“Gjëja e fundit që doja ishte ta vija në siklet”, ka thënë ajo.

Cabot ka theksuar se ajo ditë ishte hera e parë që ajo dhe Byron kishin shfaqur afeksion fizik.

Në një deklaratë të mëparshme për "The New York Times", ajo e pati pranuar gabimin.

“Mora një vendim të gabuar… dhe u solla në mënyrë të papërshtatshme me shefin tim. Mora përgjegjësi dhe hoqa dorë nga karriera për këtë. Ky ishte çmimi që zgjodha të paguaj”, pati thënë ajo.

"Enterinment Weekly" ka shkruar se Cabot nuk i kurseu kritikat për aktoren e mirënjohur, Gwyneth Paltrow, ish-bashkëshorten e këngëtarit të Coldplay, Martin.

Pak ditë pas skandalit, Paltrow u shfaq në një video promovuese për kompaninë “Astronomer”, ku Cabot punonte. Ani pse videoja ishte me tone humoristike, Cabot ka thënë se nuk e pa si të tillë.

“Kjo ishte vërtet zhgënjyese për mua. M’u duk hipokrite dhe e panevojshme që ajo të përfshihej në këtë situatë”, ka thënë ajo.

Cabot ka kritikuar edhe aktorin e mirënjohur të Hollywoodit, Ryan Reynolds, i cili ishte producent i videos.

“E krijoi këtë video, ndërkohë që gruaja e tij ka kaluar diçka të ngjashme kohët e fundit… është e habitshme që mendoi se kjo ishte mënyra e duhur për të vepruar”, ka thënë ajo, duke iu referuar situatës së bashkëshortes së Reynoldsit, aktores, Blake Lively.

Nga ana tjetër, sipas Oprah, Paltrow kishte thënë se nuk do të kishte marrë pjesë në video nëse do ta dinte të gjithë situatën.

“Ajo ka thënë se nuk do ta kishte bërë, nëse nuk do të mendonte se ju e kishit miratuar”, përcolli Winfrey mesazhin e saj.

Momenti u bë i sikletshëm kur Oprah përmendi se Paltrow i kishte dërguar Cabotit një email, por nuk kishte marrë përgjigje, ndërsa Cabot reagoi shkurt: “faleminderit”, pas një heshtjeje të gjatë.

Në fund, Cabot ka pranuar se edhe raporti i saj me Coldplay ka ndryshuar.

“Për të qenë e sinqertë, kjo e ka prishur pak për mua… nuk jam më fanse e madhe”, ka thënë ajo.

Cabot ka treguar gjithashtu se pas skandalit mori kërcënime me vdekje dhe se fëmijët e saj kishin frikë për jetën e tyre.

Sot, Cabot thotë se vazhdon të jetojë me pasojat e këtij momenti: ndjen turp, është distancuar nga miqtë dhe përballet çdo ditë me ndikimin e skandalit.