Kylie Jenner po përballet me një padi nga një ish-punonjëse e saj, e cila e akuzon për “ngacmim, diskriminim dhe shkelje të të drejtave të punëtorit”.
Sipas dokumenteve gjyqësore, padia është ngritur nga Angelica Vasquez, e cila ka punuar si punëtore shtëpie për Jennerin. Në padi përmenden edhe disa kompani të lidhura me të, përfshirë “Kylie Jenner, Inc.”, “Tri Star Services LLC” dhe “La Maison Family Services LLC”, ka raportuar USA Today.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas raportimeve, Vasquez ka filluar punën në muajin shtator të vitit 2024 në rezidencën e Jennerit në Beverly Hills, përpara se të transferohej në shtëpinë e saj në Hidden Hills.
Në padi përshkruhen një sërë pretendimesh për mënyrën si është trajtuar gjatë punës. Ajo pretendon se është përballur me “armiqësi dhe përjashtim” nga kolegët dhe se ka qenë “nën një ngacmim të vazhdueshëm dhe të rëndë” gjatë punës.
“Ajo u caktua vazhdimisht në detyrat më të vështira dhe më të padëshiruara. U përjashtua dhe u poshtërua përpara kolegëve për shkak të racës, origjinës dhe fesë”, thuhet në dokumente.
Po ashtu, thuhet se mbikëqyrësit “i kërcisnin gishtat për t’i tërhequr vëmendjen” dhe shpesh “i bërtisnin”, ndërsa ajo “akuzohej padrejtësisht” për sjellje të papërshtatshme në mënyrë “poshtëruese dhe degraduese”.
Në dokumente pretendohet edhe se “i është kërkuar të dorëzojë telefonin për kontroll” dhe është akuzuar se “fliste keq për kolegët”.
“Kjo sjellje ishte e vazhdueshme dhe krijoi një ambient pune toksik dhe abuziv. Vasquez u përball me komente të përsëritura diskriminuese dhe fyese, përfshirë edhe vërejtje për statusin e emigrimit”, theksohet në padi.
Vasquez, e përshkruar si një grua nga El Salvadori dhe katolike praktikuese, pretendon se e kanë tallur për theksin.
Ajo thotë se ka bërë disa ankesa, përfshirë një në nëntor 2024, por sipas saj ato janë injoruar, tallur ose refuzuar.
Situata, sipas padisë, është përkeqësuar në muajin mars 2025, kur i janë hedhur varëse rrobash pranë këmbëve.
Padia ngre edhe shqetësime për pagesën.
“Nuk i janë paguar plotësisht pagat, përfshirë orët shtesë dhe nuk i janë dhënë pushimet e nevojshme gjatë orarit të punës”, thuhet në padi.
Si pasojë, Vasquez ka thënë se ka zhvilluar ankth, stres të rëndë dhe simptoma që përputhen me çrregullimin post-traumatik.
Ajo mori leje mjekësore në muajin korrik të vitit 2025 dhe dha dorëheqje një muaj më vonë, duke përmendur: “ngacmim të vazhdueshëm, diskriminim, hakmarrje dhe kushte të paligjshme pune”.
Në padi, ajo kërkon dëmshpërblim për dëme emocionale, ankth, simptoma të stresit post traumatik (PTSD), humbje të të ardhurave”, si dhe për “diskriminim, shkelje të pagave dhe të drejtave të punonjësve”.
Ajo gjithashtu ka kërkuar që çështja të shqyrtohet nga një juri.
Deri më tani, Jenner nuk ka bërë asnjë koment publik lidhur me këto akuza.